Aktualitet

“Mond Çekiçi” doli në bisedat e Sky ECC, cilat ishin lidhjet e ish-anëtarit të "Bandës së Durrësit" me Jurgis Çyrbjan

Mësohet se në bisedat në Sky Ecc del edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”. Ai u ekzekutua tre vite më parë në mars 2021. Personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durresit.

21 Tetor 2024, 09:35 Nga N.F
“Mond Çekiçi” doli në bisedat e Sky ECC, cilat

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje nga bisedat në aplikacionin Sky Ecc, të cilat nxorën zbuluar ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha. Gjithashtu në lidhje me këto biseda është shpallur në kërkim edhe Altin Hajri.

Mësohet se në bisedat në Sky Ecc del edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”. Ai u ekzekutua tre vite më parë në mars 2021. Personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durresit.

Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021. “Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Ai konsiderohej si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të Policisë. Në muajin maj 2009, Edmond Koçi u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mond Çekiçi është arrestuar herën e fundit në 24 shtator 2020 nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje, por është liruar në datën 8 tetor 2020.

jurgis Çyrbja spak edmond koçi

Sondazh

Poll