Aktualitet

Zjarri në Burrel, humb jetën 41-vjeçarja, viktima ishte e paralizuar (EMRI)

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 10:00. Për shkak të flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën 41-vjeçarja.

21 Tetor 2024, 10:41 Nga N.F

Zjarri në Burrel, humb jetën 41-vjeçarja, viktima ishte e

BURREL- Ditën e sotme ka rënë një zjarr në Burrel. Fatkeqësisht përshkak të zjarri ka humbur jetën 41-vjeçarja, Fetie Cani. Mësohet se viktima ishte e paralizuar.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 10:00. Për shkak të flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën 41-vjeçarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:


Mat/Informacion paraprak. Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe(vajza e shtetases Sh.C).Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr be burrel viktime fetie cani

Sondazh

Poll