Aktualitet

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbulohen bisedat në Sky ECC, Altin Hajri dhe "Meçe" ndihmuan ish-deputetin për t’u futur në lista

ipas raportimeve Hajri ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.

21 Tetor 2024, 08:35 Nga N.F
Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbulohen bisedat në Sky ECC, Altin Hajri
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ditën e djeshme u vendos në pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Përveç Çebjes është vënë në pranga edhe Ahmet Masha ndërsa sot u identifikua personi i tretë i shpallur në kërkim. Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Altin Hajri, një emër i njohur i botës së krimit.

Hajrin del në bisedat në aplikacionin Sky ECC në vitin 2020 ndërsa në biseda përfshihet edhe një emër tjetër i botës së krimit, Edmond Koci i njohur edhe si Mond Çekiçi. Sipas raportimeve Hajri ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.


Altin Hajri vijon të jetë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ndërsa Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i Bandës së Durrësit është ekzekutuar në mars 2021.

jurgis Çyrbja spak ahmet masha alti hajri

Sondazh

Poll