Aktualitet

Bisedat në Sky ECC/ Ish-deputeti Çyrbja ndihmoi Altin Hajrin të fshihej pasi u shpall në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës

Ndërkohë raportohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajri të fshihet pasi ai është një emer i njohur për krimin ndërsa edhe ai është shpallur në kërkim në urdhër të PSAK. Hajri gjithashtu akuzohet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën ai është ende në arrati.

21 Tetor 2024, 09:03 Nga N.F
Bisedat në Sky ECC/ Ish-deputeti Çyrbja ndihmoi Altin Hajrin të
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u vendos ditën e djeshme në Durrës me urdhër të DPAK. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ndërkohë raportohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajri të fshihet pasi ai është një emer i njohur për krimin ndërsa edhe ai është shpallur në kërkim në urdhër të PSAK. Hajri gjithashtu akuzohet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën ai është ende në arrati.

Nga bisedat në aplikacionin SkyEcc mësohet se ish-deputeti ka komunikuar me Hajrin dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha. Gjithashtu ata kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja të futet në listën e sigurtë për deputet në zgjedhjet parlamentare 2020.

jurgis Çyrbja spak altin hajri ahmet masha

Sondazh

Poll