Aktualitet

Aksidentohet makina me turistë në aksin Koman-Vau i Dejës, mjeti rrezikonte të binte në humnerë, gjermanët shpëtohen nga banorët

Makina e tyre ka dalë pjesërisht nga ura duke rrezikuar të përfundojë në një humnerë mbi 30 metër dhe pastaj në ujërat e liqenit.

20 Tetor 2024, 21:58 Nga N.F
Aksidentohet makina me turistë në aksin Koman-Vau i Dejës, mjeti
Makina e turistëve

VAU I DEJËS- Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët mbrëmjen e sotme në aksin Koman- Vau i Dejës. Mësohet se turistët ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, kur janë aksidentuar.

Makina e tyre ka dalë pjesërisht nga ura duke rrezikuar të përfundojë në një humnerë mbi 30 metër dhe pastaj në ujërat e liqenit. Turistet kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit u kanë ardhur në ndihme për nxjerrjen e makinës dhe shpëtimin e turistëve.

 

aksident ne vaun e dejes turiste gjermane

Sondazh

Poll