Aktualitet

Klea Prenga poston pamje të tjera nga sulmi brutal, akuza gjyqtares së çështjes: Nuk do pranoj që ky rast të neglizhohet, Mariela Berisha s'mund të fshihet pas statusit të familjes

Klea Prenga në Instastory ka ripostuar edhe një reagim të motrës së saj, e cila shprehet se drejtësia nuk duhet të veprojë me dy standarde dhe të legjitimojë dhunën.

20 Tetor 2024, 14:32 Nga r.ll
Klea Prenga poston pamje të tjera nga sulmi brutal, akuza gjyqtares së
klea prenga dhe motrat berisha

TIRANË- Gjykata e Tiranës para dy ditësh la të lirë Mariela Berishën dhe caktoi detyrim paraqitje për të motrën Antonelën, të cilat dhunuan brutalisht 24-vjeçaren Klea Prenga. 

Kjo e fundit nuk heq dorë nga çështja, ndërsa kësaj here i është drejtuar gjyqtares së çështjes, Migena Laskës, të cilën e akuzon se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj. 

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime," shkruan Prenga.

Klea Prenga poston pamje të tjera nga sulmi brutal, akuza gjyqtares së

Ndërkohë në postimin e saj në Instagram, 24-vjeçarja ka postuar fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend. 

Klea Prenga në Instastory ka ripostuar edhe një reagim të motrës së saj, e cila shprehet se drejtësia nuk duhet të veprojë me dy standarde dhe të legjitimojë dhunën. Ajo po ashtu ka postuar edhe një video të filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja dhe thotë se dy motrat Berisha kanë hyrë direkt nga dera kryesore me qëllim sulmimin e Kleas.

Klea Prenga poston pamje të tjera nga sulmi brutal, akuza gjyqtares së

POSTIMI I PLOTË:

Thirrje Publike për Gjyqtaren Migena Laska

I drejtohem gjyqtarëve Migena Laska me një deklaratë të qartë dhe të qartë: Drejtësia duhet të jetë në vend për rastin tim! Kam trupuar një sulm brutal që më ka dëmtuar të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tepër.

Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me një person që duket në krim, e cila duket qartë në video duke marrë një vendim kaq të lehtë, pasi motra e saj ka sulmuar me gotë. Fakti që këto gjëra të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretim, e bën vendimin e një vendimi të një gjykate për mua.

Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedent penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të familjes së tyre për të kuptuar se për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë e bën atë më pak të lartë, përkundrazi, kanë treguar më shumë dhunime dhe me precedentë penalë në Itali se janë bërë për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë? Nëse këshilla është në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme.

Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar që të ketë akt të rëndë. Organizatat vendore dhe ato janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im është vendosur të vendosë, situata do të jetë në nivel ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një vit i madh për sistemin e industrisë.

Unë do të vazhdoj të kërkoj me çdo mjet të ligjshëm deri sa të përballet me të gjitha këto gjëra të tyre. Drejtësia nuk është vetëm e drejtë, por edhe një shtet duhet të jetë për të gjithë. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë kujdes e duhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

 

klea prenga antonela berisha mariela berisha

Sondazh

Poll