Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me motorin, plagoset një person

Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor. Më tej raportohet se nga aksidenti është plagosur një person, pasagjerja e motorit.

20 Tetor 2024, 15:49 Nga N.F
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor. Më tej raportohet se nga aksidenti është plagosur një person, pasagjerja e motorit.

Aktualisht po bëhen të gjitha verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident në aksin korçë-pogradec nje i plagosur

Sondazh

Poll