Aktualitet

Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim në Fier

Policia bën me dije se 42-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën duke u larguar nga banesa dhe ishte shpallur në kërkim. 

20 Tetor 2024, 15:37 Nga N.F
Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet 42-vjeçari i
Foto ilustruese

FIER- Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte sgpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Policia bën me dije se 42-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën duke u larguar nga banesa dhe ishte shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Fier/ Kapet 1 shtetas i shpallur në  kërkim kombëtar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vihet në pranga 42-vjeçari. Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë  kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.


Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

fier arrestim

Sondazh

Poll