Politike

"Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme", Meta: Rritja ekonomike e vendit përfitohet nga qeveria dhe një pakicë e lidhur me të

Meta shprehet se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që qeveria ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

20 Tetor 2024, 11:09 Nga r.ll
"Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale u shpreh se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Më tej, Meta shprehet se përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që qeveria ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. Ai thotë se e gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga qeveria dhe një pakicë e lidhur me të. 

Postimi i Metës:

Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Kjo është "fytyra" sociale e "Rilindjes" dhe kupolës së saj të papërgjegjshme. Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që "Rilindja" ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.

"Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë

ilir meta

Sondazh

Poll