19 Tetor 2024, 21:20
Nga I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka komentuar akuzat ndaj tij të bëra nga drejtesi i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi. Me anë të një postimi në Facebook, Ndreca ka hedhur poshtë akuzat e Belind Këlliçit, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ndreca gjithashtu ka paralajmëruar se do ta padisë Këlliçin në SPAK për shpifje.
Postimi i Plotë:
Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e të diturit deri në klasë të tetë), sot ka bërë një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunist i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj.
Shumë mirë ke bërë more bolshevik i vockël i komunistit të madh, por do të lutesha shumë që kur ti drejtohesh SPAK:
1. Të shkruash emrin tim saktë, pastër dhe pa asnjë gabim.
2. Të bësh kallëzim penal dhe jo “informacion”, siç e keni bërë zakon sëfundmi.
3. Të vesh qartë pastër dhe pa gabime veprën penale që kam kryer.
Se unë kam ndërmend të jem i saktë fare:
1. Në padinë për “shpifje” që do marrësh si një rrenacak kampion i kampionatit tuaj të rrenës.
2. Në kallëzimin (jo informacion) për “kallëzim të rremë”, me emër, mbiemër dhe arsimin tënd tetë klasë.
3. Në kërkesën që do i bëj Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme.
4. Në kërkesën që i drejtoj Ministrisë së Turizmit të të mbajë lekët që ke marrë si drejtor, duke pasur si kriter arsimor vetëm tetë klasë, duke thyer kështu edhe rekordin e injorancës në shtet, që mbante Lalë Krosi, këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”.
5. Në kërkesën që do i drejtoj KQZ, që kandidatëve për deputet me tetë klasë shkollë t’ju verifikohet deklarata e pranimit në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike.
Për të treguar saktësinë time, po bashkëlidh me foto vertetimin e shkollës së mesme që provon faktin, që bolsheviku i ri ka mbaruar 4 vite nga 5 që duhet të mbaronte dhe që nuk ka kryer maturën shtetërore.
P.s. Medet ta dinte Trump se kujt po i jepte dorën..
plarent ndreca
Politike
19 Tetor 2024, 20:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se drejtimi i Shqipëris...
Politike
19 Tetor 2024, 20:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, deklaroi se se me Edi Ram&eu...
Politike
19 Tetor 2024, 19:46
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur sulmeve që i janë b...
Politike
19 Tetor 2024, 19:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur se negociatat janë hapur dhe se çdo shqiptar duhet ta dijë,...
Politike
19 Tetor 2024, 19:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se sot Edi Rama, zgjodhi me një cinizëm ekst...
Politike
19 Tetor 2024, 19:02
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se është e papranueshme që Shqipëria mori lajmin e hpjes s&e...
Politike
19 Tetor 2024, 16:45
I.A
Robert Kotmillo
KORÇË- Një derë e vjetër druri, e mbuluar me rrushin e pjekur që nuk e mbledh askush, është ...
Politike
19 Tetor 2024, 14:44
ZH.LL
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hartuar një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ku ka kë...
Politike
19 Tetor 2024, 14:16
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë të PD Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat t...
Politike
19 Tetor 2024, 13:37
M.B
Argita Malltezi
TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-s&eum...