Politike

Berisha: Rama u premton dhe i mashtron pensionistët do të rris pensionet dhe në fund u hedh thërrime sikur të mos ishin qenie njerëzore

Ai theksoi se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.

19 Tetor 2024, 20:21 Nga I.A
Berisha: Rama u premton dhe i mashtron pensionistët do të rris
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve. Ai theksoi se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.

"Qytetare dhe qytetarë, drejtimi i Edi Ramës është drejtim drejt varfërimit vit pas viti. Prej 20 vitesh për herë të parë shqiptarët shpallen botërisht, 46 për qind prej tyre të varfër. Sot dhe unë përgëzoj Dorian Telitin, që ngriti përsëri çështjen e pensionistëve. Loja me pensionistët shqiptarë, është lojë makbethiane, loja e një njeriu të pashpirt, të pazemër, që pret mezi ti përcjellë nga kjo botë me varfëri dhe mjerim, ata që kanë shkrirë jetën e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët. Që u premton, që i mashtron se do të rris aq e kaq dhe në fund u hedhe thërrime sikur të mos ishin qenie njerëzore.

U hedh 700 lek, në një kohë kur kryeministri tjetër shqiptar, në anën tjetër të kufirit në respekt, dhembshuri dhe mirënjohje u shton me një firmë, 100 mln euro në fondin e pensioneve. U shton me një firmë, 20 për qind të gjitha pensionet e Kosovës. Pensionistë dhe pensioniste, më thoni pak, cili është në drejtimin e duhur. Ai që vë dorën në zemër dhe vendos që me këto nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, të ndajë një pjesë të të ardhurave të kombit, apo ky tjetri, ky zuzar, ky i pangopur që vjedh e vjedh ditë e natë, dhe kërkon ti mashtrojë me mashtrime, me 400-700 lek, 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatat në shtëpitë e tyre. Pra drejtimi i tij është drejtimi drejt zbrazjes së Shqipërisë, drejt varfërisë, drejt sundimit të krimit, sundimit të drogës, drejt dhunës dhe terrorit, drejt grabitjes së votës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll