20 Tetor 2024, 11:52
Nga r.ll
foto ilustruese
KAVAJË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohet si autori i vjedhjes së 4 automjeteve në Rrogozhinë dhe Kavajë. Në pranga është vënë shtetasi Elton Tafa.
Ditën e djeshme ai ka vjedhur një automjet tip "Peugeot" të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.
Në muajin shkurt dhe gusht, Tafa ka vjedhur dy automjete në Rrogozhinë. Po ashtu më 18 tetor ka kryer sërish një vjedhje në Kavajë në lagjen nr.2.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Finalizohet operacioni policor i koduar "FOUR "
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "FOUR".
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi:
E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve , konkretisht:
Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip "Peugeot" të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.
Po nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë, konkretisht;
Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip "Ford", në Rrogozhinë.
Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip "Chevrolet Matiz", në Luz të Madh, Rrogozhinë.
Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip "Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja"
elton tafa vjedhje ne kavaje dhe rrogozhine
Aktualitet
20 Tetor 2024, 11:02
r.ll
te rinjte
TIRANË- Pas protestës në sheshin "Skënderbej" ku të disa të rinj kishin veshur bluza me foton e Ardit Gjoklajt dhe ...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 09:26
r.ll
protesta
TIRANË- Ka nisur eventi sportiv tashmë i përvitshëm "Maratona e Tiranës 2024". Vrapuesit e parë u nisën nga she...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 09:15
r.ll
foto ilustruese
ITALI - Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte hyrë ilegalisht në territorin italian, janë arrestuar ...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 07:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme në kryeqyet do të mbahet aktiviteti tashmë i përvitshëm "Maratona e Tiranës"....
Aktualitet
20 Tetor 2024, 07:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndi...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 22:32
I.A
SHKODËR- Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se një 30-vjeçar me ...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 21:31
I.A
TIRANË- Në Shqipëri diskutimet mbi transportin ajror civil, në kushtet kur autoritetet qeveritare kanë ndërtuar një strateg...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 20:27
I.A
Aksidenti
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina tip Mercedes Benz ...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 20:01
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kolonjë-Fier. Mësohet se një e re me inicialet ...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 19:26
I.A
ITALI- Anija patrulluese e Rojes Bregdetare “Visalli” e nisur nga Shqipëri, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ktheu 12 emigrant...