Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. 

20 Tetor 2024, 14:25 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj në Vlorë,
zjarri ne vlore

VLORË- Një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. 

Flakët kanë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, ndërsa po përhapen me shpejtësi. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa është një banesë që rrezikohet, por aty nuk jetojnë banorë.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll