Sport

VIDEO/ E pabesueshme, tjetër “çmenduri” e Leo Messit, ‘hat-trick’ për 11 minuta!...

Lionel Messi ka qenë edhe një here në titujt kryesorë të medias, pas suksesit krejtësisht të çmendur me Inter Miami.

20 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

VIDEO/ E pabesueshme, tjetër “çmenduri” e Leo Messit,

SHBA - Çfarë jave për Lionel Messin! Argjentinasi e nisi me ‘hat-trick’ për Argjentinën kundër Bolivisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, legjenda e FC Barcelonës dha edhe dy asistime në të njëjtën ndeshje.

Një paraqitje shumë cilësore për sulmuesin 37-vjeçar. Por si të mos mjaftonte kjo, ish-lojtari i Paris Saint-Germain e bëri sërish, gjatë natës nga e shtuna në të diel, këtë herë me klubin e tij, Inter Miami. 

Një ‘hat-trick’ në njëmbëdhjetë minuta...

Në Konferencën Lindore kryeson Inter Miami me 74 pikë. Gjatë natës, “Heronët” fituan shumë lehtë ndaj New England (6-2). Nëse Luis Suarez shënoi një dopietë, bëma e mbrëmjes vjen nga Lionel Messi.

Zëvendësues në fillim, ‘Pleshti’ hyri në fushë në minutën e 58-të të lojës dhe kapiteni i Albiceleste u fut shpejt në aksion, duke shënuar një ‘hat-trick’ në hapësirën e njëmbëdhjetë minutave (78’, 81’, 89’).

Në moshën 37-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të arrijë majat, pasi ai sapo ka mbyllur një javë me gjashtë gola në dy ndeshje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll