Sport

VIDEO / Reali merr tre pikët dhe barazon Barçën në klasifikim!

Vinicius Junior realizoi golin e fitores në minutën e 66-të i shërbyer nga Luka Modric.

20 Tetor 2024, 00:04 Nga DOSJA
VIDEO / Reali merr tre pikët dhe barazon Barçën në

SPANJE - Kylian Mbappe u përgjigjet me gol akuzave për përdhunim që e kanë trazuar jo pak ditët e fundit.

Sulmuesi francez, i përzgjedhur në formacionin titullar nga Ancelotti për ndeshjen me Celta Vigon në transfertë (1-2), e zhbllokoi takimin në minutën e 20-të me një goditje të pazakontë nga jashtë zonës, me topin që përfundoi atje ku nuk mund ta arrinte portieri vendës.

Vendasit, gjithsesi, ia arritën të barazonin në fillim të pjesës së dytë me Swedberg, po kundërpërgjigjja e Realit nuk vonoi: Vinicius Junior realizoi golin e fitores në minutën e 66-të i shërbyer nga Luka Modric. Më këtë sukses, Reali barazon në kuotën e 24 pikëve Barcelonën, që luan këtë të diel me Sevillan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll