Sport

Luka Modric ‘rekordmen’, është lojtari më i vjetër që ka luajtur për Real Madridin...

Autori i një asistimi për Vinicius gjatë fitores së Real Madridit kundër Celta Vigos (2-1) këtë të shtunë, Luka Modric u bë në moshën 39 vjeç e 40 ditë lojtari më i vjetër që ka luajtur në fanelën e Merengue.

20 Tetor 2024, 07:30 Nga DOSJA
Luka Modric ‘rekordmen’, është lojtari më i

SPANJE - Duke hyrë në minutën e 63-të gjatë fitores së Real Madridit ndaj Celta Vigos (2-1) këtë të shtunë, Luka Modric u bë në moshën 39 vjeç e 40 ditë, lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje zyrtare me ngjyrat Merengue.

Ndërkombëtari kroat (182 ndeshje, 27 gola) është përpara një tjetër legjende të klubit, hungarezit Ferenc Puskas (39 vjeç e 36 ditë).

Atij iu deshën vetëm tre minuta për t'u dalluar: ishte ai që nisi Vinicius, autor i 2-1. Në klub që nga viti 2012, Modric po luan sezonin e tij të 13-të me ngjyrat e Realit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll