Politike

Vota e diasporës, KQZ shkresë ministrisë së Brendshme: Ata që duan të votojnë të regjistrohen në listën e zgjedhësve jashtë vendit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shprehet se emigratët që duan të votojnë duhen të regjistrohen në listët e zgjedhësve jashtë vendit në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

19 Tetor 2024, 14:44 Nga ZH.LL
Vota e diasporës, KQZ shkresë ministrisë së Brendshme: Ata
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hartuar një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ku ka kërkuar që të ç’regjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit emigrantët shqiptarë. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shprehet se emigratët që duan të votojnë duhen të regjistrohen në listët e zgjedhësve jashtë vendit në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Celibashi ka kërkuar të përcaktohet me akt të përbashkët mënyra e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

Letra

Drejtuar: ERVIN HOXHA MINISTËR I BRENDSHËM

I nderuar, Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kemi nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Në zbatim të nenit 25, pika 13 të Kodit Zgjedhor do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit. Përsa më sipër, gjeni bashkëngjitur për mendim dhe në vlerësimin tuaj projektudhëzimin e hartuar nga administrata. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

 

kqz vota e diaspores ilirjan celibashi ervin hoxha

Sondazh

Poll