19 Tetor 2024, 19:46
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur sulmeve që i janë bërë drejtuesit politik të PD së Tiranës, Belind Këlliçi nga deputeti socialist Plarent Ndreca. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka nxjerrë blof deputetin socialist, me pretendimin e këtij të fundit se nuk ka asnjë dosje në SPAK në emër të tij. Bardhi ka publikuar një pjesë nga dosja hetimore, ku nënvizohet se SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ndreca ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s'ka asnjë problem në SPAK.
E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).
Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.
Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit.
Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës! Bashkëlidhur pjesë nga dosja hetimore nr. 240/2021 të SPAK!
gazment bardhi plarent ndreca
Politike
19 Tetor 2024, 19:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është shprehur se negociatat janë hapur dhe se çdo shqiptar duhet ta dijë,...
Politike
19 Tetor 2024, 19:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se sot Edi Rama, zgjodhi me një cinizëm ekst...
Politike
19 Tetor 2024, 19:02
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se është e papranueshme që Shqipëria mori lajmin e hpjes s&e...
Politike
19 Tetor 2024, 16:45
I.A
Robert Kotmillo
KORÇË- Një derë e vjetër druri, e mbuluar me rrushin e pjekur që nuk e mbledh askush, është ...
Politike
19 Tetor 2024, 14:44
ZH.LL
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hartuar një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ku ka kë...
Politike
19 Tetor 2024, 14:16
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë të PD Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat t...
Politike
19 Tetor 2024, 13:37
M.B
Argita Malltezi
TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-s&eum...
Politike
19 Tetor 2024, 13:08
M.B
Irena Gjoka dhe Argita Malltezi
TIRANA- Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që...
Politike
19 Tetor 2024, 12:57
M.B
Ardita Sinani dhe Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim krye...
Politike
19 Tetor 2024, 12:12
M.B
Eno Bozdo
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka bërë sot një deklaratë për medi...