Sport

VIDEO / Lazio i "dhuron" 3 pikët Juventusit me 10 lojtarë!

Një autogol i Gilas në minutën e 85-të u ‘preku këmbët’ bardhekaltërve, të cilët deri në atë moment kishin rezistuar për minuta të tëra me një lojtar më pak.

19 Tetor 2024, 23:59 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio i "dhuron" 3 pikët Juventusit me 10 lojtarë!

ITALI - Juventusi vuan shumë por në fund ia del të marrë maksimumin e pikëve ndaj Lazios në “Allianz Stadium”. Një autogol i Gilas në minutën e 85-të u ‘preku këmbët’ bardhekaltërve, të cilët deri në atë moment kishin rezistuar për minuta të tëra me një lojtar më pak.

Loja u kushtëzua, në fakt, nga ndëshkimi i Romagnolit me karton të kuqë që në minutën e 35-të, duke e detyruar skuadrën mike të mblidhej në gjysmëfushën e saj në mbrojtje të rezultatit.

Pikërisht pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Gila me devijimin e lehtë të topit nxori jashtë loje edhe portierin Provedel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll