Politike

Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët/ Meloni mbledh të hënën Këshillin e Ministrave: Paragjykues! Nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta

Meloni duke folur nga Libani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në kuadër të konfliktit, e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues dhe u shpreh se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.

18 Tetor 2024, 20:29 Nga E. D
Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët/ Meloni
Georgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin që u mor sot nga Gjykata e Romës për dërgimin e emigrantëve nga Gjadri në Itali.

Meloni duke folur nga Libani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në kuadër të konfliktit, e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues dhe u shpreh se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.

Meloni thotë se është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje kombi kur ka edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve. Gjithashtu ajo tha se se problemi nuk ekziston në Shqipëri, por problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet më. 

"Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t'i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve, që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve. Kam thirrur këshillin e ministrave për të hënën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem, për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive kështu që qeveria do duhet ta sqarojë më mirë. Mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është paragjykues, siç dëshmohet nga fakti se ky vendim i gjyqtarëve është parashikuar dje nga disa anëtarë të Partisë Demokratike. Çështja nuk është Shqipëria.  Çështja është shumë më e gjerë, sepse në thelb ajo që thonë gjyqtarët është se nuk ka vende të sigurta.  

Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të të ndihmojnë t’u japësh përgjigje problemeve. Kështu që unë ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk ekziston në Shqipëri. Problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet më. Problemi është se nuk mund t’i refuzoni njerëzit. Problemi është se nuk mund të bëni asnjë politikë mbrojtjeje të kufijve dhe për këtë arsye shpresoj se do të më thonë edhe se si zgjidhet. Shpresoj që të gjenden zgjidhje edhe për mua, sepse unë jam ajo që më pas duhet t’i gjej zgjidhjet dhe në fakt do të gjej zgjidhje edhe për këtë problem. Do të humbim akoma kohë, por unë kam mbledhur tashmë Këshillin e Ministrave të hënën për të zgjidhur këtë problem, sepse kam ndërmend të eci përpara.

Italianët më kanë kërkuar të ndaloj imigracionin ilegal dhe unë do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin masiv të paligjshëm. Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të flasim në mënyrën tonë, por është një çështje që do të zgjidhet së shpejti. Sa i përket vendimeve që do të marrë qeveria, kam mbledhur Këshillin e Ministrave të hënën për të miratuar rregullat që shërbejnë për të kapërcyer këtë pengesë, sepse nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt," tha Meloni. 

georgia meloni

Sondazh

Poll