Aktualitet

Ishte nën masën "arrest shtëpie" dhe nxorri 60-vjeçarin të shiste drogë në Korçë, arrestohen të dy personat e përfshirë në aktivitet

60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.

18 Tetor 2024, 15:42 Nga M.B
Ishte nën masën "arrest shtëpie" dhe nxorri
Objektet e sekuestruara

KORÇA- Një 24-vjeçar dhe një 60-vjeçar janë arrestuar në Korçë. Mësohet se 24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie.

Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar 60-vjeçarin për të shitur doza kokaine. 60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.

NJOFTIMI:

Korçë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Përqindja”.

Kishte angazhuar një shtetas tjetër, për të shitur doza Kokaine, sepse vetë ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë krim, kapet jashtë banesës dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Në pranga dhe shtetasi tjetër. Në banesën e tij u gjetën sasi Kokaine e ndarë në doza, një bajonetë dhe një shkop gome, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, për një rast të shitjes së dozave të Kokainës, në afërsi të ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë, në lagjen nr. 10., Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Përqindja”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 60 vjeç dhe M. K., 24 vjeç.

24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie. Nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar shtetasin P. Sh., për të shitur doza Kokaine. 60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korca

Sondazh

Poll