Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Romës merr vendimin: Të gjithë të mbërriturit e tanishëm në Shëngjin duhet të kthehen në Itali

Sipas "La Repubblica", 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

18 Tetor 2024, 15:05 Nga M.B
Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Romës merr vendimin:
Mbërritja e emigrantëve

ROMA- Gjykata e Romës ka rrëzuar veprimtarinë e deri tanishme të ardhur si rezultat nga marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është vendosur që 12 emigrantët e mbetur në Shqipëri, të ardhur nga grupi i parë i përbër prej 16 personash, duhet të kthehen në Itali. Sipas "La Repubblica", 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

Kjo media shton se ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

Anija “Libra” e marinës italiane zbarkoi në brigjet shqiptare, në Shëngjin, mëngjesin e 16 tetorit ku solli kontigjentin e parë të emigrantëve të përbërë prej 16 personash, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, sipas marrëveshjes së firmosur me Italinë.

Emigrantët në fjalë u kapën në det nga autoritetet italiane më 13 tetor. Ata iu nështruan kontrolleve në Shëngjin dhe më pas janë dërguar në kampin në Gjadër, një fshat i vogël rreth 15 minuta me makinë larg, ku janë akomoduar derisa janë përpunuar dokumentacionet e tyre.

marreveshja per emigrante

Sondazh

Poll