Aktualitet

Përplasi me makinë dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Aksidenti ndodhi në rrugën “Vllaznimi” ndërsa dy të miturit po lëviznin me monopatinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së enjtes në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur automjeti tip Benz i drejtuar nga 19-vjeçari goditi dy 16-vjeçarët

18 Tetor 2024, 13:42 Nga N.F
Përplasi me makinë dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes,
Foto ilustruese

DURRËS- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit u regjistrua një aksident ku mbetën të plagosur dy të mitur. Në lidhje me aksidentin është arrestuar shoferi 19-vjeçari. 

Aksidenti ndodhi në rrugën “Vllaznimi” ndërsa dy të miturit po lëviznin me monopatinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së enjtes në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur automjeti tip Benz i drejtuar nga 19-vjeçari goditi dy 16-vjeçarët. Të miturit u dëmtuan në kokë pas përplasjes nga automjeti, por fatmirëisht jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne durres plagosje perplasje

Sondazh

Poll