Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Fier-Levan”, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

18 Tetor 2024, 13:57 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor “Fier-Levan”, mjeti humb kontrollin
Foto ilustruese

FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Fier-Levan”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 ndërsa një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:


Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi Ll. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll