Aktualitet

"Ulu, policia", kapet mat 24-vjeçari duke vjedhur një banesë në Vaun e Dejës, sekuestrohet një kaçavidë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çerçiz Topulli”, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut brenda banesës.

18 Tetor 2024, 09:57 Nga N.F
"Ulu, policia", kapet mat 24-vjeçari duke vjedhur një
Arrestimi

SHKODËR- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Vaun e Dejës teksa po kryente një vjedhje në një banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çerçiz Topulli”, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut brenda banesës.

Të riut i është sekuestruar edhe një kaçavidë që i është gjetur gjatë kontrollit fizik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë”, njofton policia e Shkodrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia vau i dejes vjedhje

Sondazh

Poll