Aktualitet

Kryen dy vjedhje në lagjen "5 Maji", arrestohen dy "skifterë" në Elbasan

Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë kryer dy vjedhje në lagjen "5 Maji". Në pranga janë vendosur 28-vjeçari me inicialet B.K dhe 35-vjeçari me inicialet E.S.

18 Tetor 2024, 09:24 Nga N.F
Kryen dy vjedhje në lagjen "5 Maji", arrestohen dy
Sendet e vjedhura

ELBASAN-Dy persona janë arrestuar në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë kryer dy vjedhje në lagjen "5 Maji". Në pranga janë vendosur 28-vjeçari me inicialet B.K dhe 35-vjeçari me inicialet E.S.

Ata kanë vjedhur  1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur 35 -vjeçari dhe  një karrocë për fëmijë. Karroca është vjedhur në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e mjetit. Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi: 

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të dy kallëzimeve, për 2 raste të vjedhjes, në lagjen "5 Maji", është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:  B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.   
 
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen "5 Maji", kanë vjedhur:  1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;  një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.      

Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

elbasan vjedhje

Sondazh

Poll