Politike

Çështja "Partizani"/ Nis me shkelje gjyqi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha

Kjo e fundit do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo. Por edhe pse pala e paditur ka 10 ditë në dispozicion për t’u përgatitur, Davidhi e ka nisur procesin me shkelje.

18 Tetor 2024, 12:21 Nga ZH.LL
Çështja "Partizani"/ Nis me shkelje gjyqi ndaj kreut
Flojera Davidhi

TIRANË- Gjyqi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha ka nisur me shkelje. Dy ditë më parë u hodh shorti dhe u përzgjodh që gjyqtarja paraprake do ishte Flojera Davidhi. Kjo e fundit do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo. Por edhe pse pala e paditur ka 10 ditë në dispozicion për t’u përgatitur, Davidhi e ka nisur procesin me shkelje.

Ajo ka dërguar një fletë-thirrje për avokatin e kreut të opozitës, Genc Gjokutaj, ku e njofton që të paraqitet me datë 24 tetor për t’u paraqitur në gjykatë për t’u dëgjuar si mbrojtës i Sali Berishës. Në fletë-thirrje theksohet se mosardhja pa shkaqe të arsyeshme shkakton pasoja sipas ligjit.

Çështja "Partizani"/ Nis me shkelje gjyqi ndaj kreut
Dokumenti

Prokuoria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme më 15 tetor dosjen me 333 fashikuj të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës. Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

genc gjokutaj sali berisha flojera davidhi

Sondazh

Poll