Politike

Përplasja te Parlamenti, Bardhi: Kushdo që ka lejuar futjen e FNSH-së në Kuvend, do të mbajë përgjegjësi penale

Në deklaratën e tij, Bardhi theksoi se Prokuroria e Posaçme është ngritur për të luftuar korrupsionin dhe vjedhjet e shtetit dhe jo për të sulmuar opozitën.

18 Tetor 2024, 11:58 Nga ZH.LL
Përplasja te Parlamenti, Bardhi: Kushdo që ka lejuar futjen e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale të policisë në ambientet e Kuvendit, do të mbajë përgjegjësi penale. Në një konferencë për media, Bardhi theksoi se ajo që ndodhi ditën e djeshme është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin në fuqi.

Bardhi iu drejtua ministrit Hoxha dhe drejtorëve të policisë duke i quajtur banda që punojnë për qeverinë. Në deklaratën e tij, Bardhi theksoi se Prokuroria e Posaçme është ngritur për të luftuar korrupsionin dhe vjedhjet e shtetit dhe jo për të sulmuar opozitën.

“Nuk u përgjigjem ushtarëve të bandave, përzgjedh të merrem me bandat. Ushtarët e tyre si ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, nuk janë në fokusin e punës time. Sot denoncoj se janë vjedhur 180 mln euro. Nuk akuzohen deputetët e opozitës. Prokuroria e Posaçme është ngritur për këtë për të luftuar korrupsionin dhe vjedhjet e shtetit, jo për të sulmuar deputetë e opozitën. Diçka e pa ndodhur kurrë në 34 vite që të sulmohen deputetët nga FNSH në mjediset e Kuvendit. Ju siguroj se do të sjell përgjegjësi penale dhe ligjore për cilindo që ka lejuar futjen e forcave speciale të policisë në ambientet e kuvendit”, tha Bardhi.

gazment bardhi prokuroria e posacme kunder korrupsioni plagosen 2 police ne kuvend

Sondazh

Poll