Politike

Zbardhet shkresa/ PD letër Sekretariatit të Etikës për ndëshkimin e tre deputetëve socialistë: Ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante në Komisionin e Shëndetësisë

 "Etika" do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren komisioni i etikes nuk është mbledhur.

18 Tetor 2024, 10:38 Nga r.ll
Zbardhet shkresa/ PD letër Sekretariatit të Etikës për
komisioni

TIRANË- Është zbardhur sot shkreta që deputetët e opozitës i kanë drejtuar më 11 tetor Sekretariatit të Etikës për ndëshkimin e tre deputetëve socialistë, Plarent Ndreca, Erion Braçe dhe Ilir Metaj. Në letrën drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushkës demokratët shprehen se deputetët e PS-së “ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante” në Komision, duke listuar shkeljet e tyre. "Etika" do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren komisioni i etikes nuk është mbledhur.

Kjo kërkesë u bë pas tensioneve të krijuara në seancën e 9 tetorit të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku mbledhja nisi pa praninë e kryetares, Albana Vokshi dhe pa anëtarët e opozitës. Këta të fundit u ndaluan nga Garda për shkak të përjashtimit të tyre nga punimet e Kuvendit pas kaosit në seanca plenare. 

Vokshi tha se mbledhja e nisur nga nënkryetari, Plarent Ndreca ishte e jashtëligjshme, ndërsa pati edhe një debat të ashpër me deputetin socialist, Ilir Metaj. Zhvillimi i seancës u paralizua për më shumë se një orë për shkak të debateve. Në një moment në sallën e mbledhjes hyri dhe deputeti socialist Erion Braçe. Mes tij dhe Vokshit po ashtu pati një përplasje pasi sipas saj është e ndaluar futja e tij në mbledhjen e komisionit hetimor.

 

 

ps sekretariati i etikes albana vokshi

Sondazh

Poll