Politike

Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Plarent Ndrecën, sekretarin e Kuvendit dhe punonjësit e Gardës

Ky kallëzim vjen pas debateve të regjistruara në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi më datë 9 tetor.

18 Tetor 2024, 10:43 Nga N.F
Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Plarent
Foto ilustruese

TIRANË-  Grupi Parlamentar i PD-së, siç edhe e kishte paralajmëruar, ka kallëzuar në SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecaj, Sekretarin e Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës. Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Ky kallëzim vjen pas debateve të regjistruara në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi më datë 9 tetor. Debati nisi pasi nënkryetari i Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecaj nisi seancën pa praninë e kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetëve të opozitës. Shkak i debateve gjithashtu ishte edhe ndalimi i opozitës nga Garda të futet në mbledhje dhe nisja e seancës vetëm me anëtarët socialistë. Gjatë debatit Vokshi nuk pranoi nisjen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve pasi sipas saj ajo duhet të hapë seancën sipas ligjit. 

Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Plarent

vokshi spak plarent ndreca grupi parlamentar i pd

Sondazh

Poll