Bota

VIDEO/ Shkrepja e fotos perfekte nuk shkoi mirë, turistin 20-vjeçar e "gëlltisin" dallgët në Indonezi, i zhdukur që nga java e kaluar

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar kur Roni Josua Simanjuntak shkoi në një plazh me miqtë e tij. Në videot e regjistruara nga dëshmitarët okularë, u regjistrua momenti kur një valë e mbuloi dhe e përfshiu në Oqeanin Indian. Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçarja duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të marrë foton sa më të mirë. Megjithatë, ajo që ai nuk e dinte është se pas tij dallgët po “fryheshin” dhe përbënin kërcënim.

18 Tetor 2024, 07:36 Nga N.F
VIDEO/ Shkrepja e fotos perfekte nuk shkoi mirë, turistin 20-vjeçar
Turisti


INDONEZI- Një turist 20-vjeçar në përpjekje për të bërë foto në sfondin e dallgëve mbresëlënëse në plazhin Kedung Tumpang përfundoi në mënyrë tragjike pasi uji e "gëlltiti" atë. Që nga ai moment ai është ende i zhdukur ndërsa nuk dihet fati i tij.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar kur Roni Josua Simanjuntak shkoi në një plazh me miqtë e tij. Në videot e regjistruara nga dëshmitarët okularë, u regjistrua momenti kur një valë e mbuloi dhe e përfshiu në Oqeanin Indian. Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçarja duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të marrë foton sa më të mirë. Megjithatë, ajo që ai nuk e dinte është se pas tij dallgët po “fryheshin” dhe përbënin kërcënim.


Në sekondat e ardhshme, njëra nga dallgët duket se e hedh 20-vjeçarin nga shkëmbi dhe zhduket nga sytë e miqve të tij, të cilët në fillim qeshin me këtë zhvillim. Megjithatë emocionet ndryshuan tërësisht brenda pak sekondash, pasi miqtë e 20-vjeçarit e kuptuan se kishin humbur gjurmët e tij.

Pak më vonë, në fakt, burri që regjistron momentet tragjike, vë në dukje një siluetë në sipërfaqen e ujit, e cila llogaritet të jetë trupi i 20-vjeçarit. Edhe sot 20-vjeçari nuk është gjetur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të përfundojnë të dielën e ardhshme. Siç tha një përfaqësues i policisë, dallgët në zonë arrijnë deri në 4.5 metra, gjë që është një pengesë e madhe për ekipet e shpëtimit.

indonezi turis dallge

Sondazh

Poll