17 Tetor 2024, 19:51
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij ka komentuar trazirat në Parlament. Ai u shpreh se Altin Muço i cili nxori revolen ndaj deputetit nuk njeh Kushtetutë dhe ligj.
Berisha gjithashtu ka shtuar se atë nuk e mbron askush dhe se këtë akt që e ka bërë ai sot nuk e ka bërë askush që nga viti 1945. Ai theksoi se trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës.
"Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores," tha ai.
Berisha shtoi se Edi Rama dhe organizata e tij kriminale njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e mosbindjes civile.
"Qytetarë dhe qytetare, Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, organizatat e tjera kriminale në institucione, njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e mosbindjes civile. Njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e revoltës popullore. Njohin vetëm një gjuhë, zemërimin e qytetarëve. Ndaj dhe ju bëj thirrje të vazhdojmë betejën tonë.
Betejën pa kthim. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira! Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
berisha rama opozita altin muco
Politike
17 Tetor 2024, 19:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Politike
17 Tetor 2024, 19:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të t...
Politike
17 Tetor 2024, 18:55
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ...
Politike
17 Tetor 2024, 18:19
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas kaosit brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për protestën e depu...
Politike
17 Tetor 2024, 17:47
N.F
Deputetë të opozitës italiane
LEZHË- Një ditë pas mbërritjes së emigrantëvë të parë në kam...
Politike
17 Tetor 2024, 18:05
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për incidentin e ndodhu...
Politike
17 Tetor 2024, 17:04
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar në Kuvend mandatin e deputetit, ndërsa sot k...
Politike
17 Tetor 2024, 16:43
N.F
Mediu
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, p&e...
Politike
17 Tetor 2024, 15:28
r.ll
bardhi, spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares s...
Politike
17 Tetor 2024, 15:06
E. D
Luan Baçi
TIRANË- Luan Baçi ka thënë se e ka parë shumë qartë që ishte armë zjarri ajo që ...