17 Tetor 2024, 19:29
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi trazirat e regjistuara ditën e sotme në Parlament. Ai u shpreh se sot ishte një ditë beteje për opozitës.
Berisha tha se parlamenti është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar. Kreu i PD-së shtoi se aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë dhe gardistëve dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër.
Fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Përshëndetje të përzemërta oratorëve, deputetit Dash Sula për fjalën e tij dhe të gjithë oratorëve që nga kjo tribunë e fjalës së lirë përcjellin në mbarë vendin, në mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, të vërtetat e këtij regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Miqtë e mi, sot ishte ditë beteje për opozitën. Ishte ditë triumfi. Ishte ditë sulmi. Ndaj dhe në emër tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë deputetët e opozitës, të cilët me qëndrimin e tyre u dëshmuan shqiptarëve se çfarë përfaqëson narkoparlamenti i Edi Ramës. Se çfarë përfaqëson regjimi i tij dhe çfarë janë të aftë të bëjnë gangsterët, kriminelët me uniformë, narkodeputetët e këtij regjimi. Sot në oborrin, në sallën e parlamentit, opozita e frymëzuar nga qytetarët opozitarë, e vendosur të mbrojë me mosbindje civile Kushtetutën, ligjin, të drejtat e popullit opozitar, dëshmoi se ai parlament i narkoshtetit, nuk meriton të jetë asnjë ditë më.
Se ai parlament është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës, dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar.
Aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë, gardistëve, të cilët zbatonin urdhrat e Spirogjokës, bastardit të familjes Hoxha në krye të ministrisë së rendit, që sillte i tmerruar për veten e tij, bandën e RENEA-s kundër deputetëve, dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër.
berisha renea deputetet te opozites
Politike
17 Tetor 2024, 18:55
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ...
Politike
17 Tetor 2024, 18:19
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas kaosit brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për protestën e depu...
Politike
17 Tetor 2024, 17:47
N.F
Deputetë të opozitës italiane
LEZHË- Një ditë pas mbërritjes së emigrantëvë të parë në kam...
Politike
17 Tetor 2024, 18:05
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për incidentin e ndodhu...
Politike
17 Tetor 2024, 17:04
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar në Kuvend mandatin e deputetit, ndërsa sot k...
Politike
17 Tetor 2024, 16:43
N.F
Mediu
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, p&e...
Politike
17 Tetor 2024, 15:28
r.ll
bardhi, spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares s...
Politike
17 Tetor 2024, 15:06
E. D
Luan Baçi
TIRANË- Luan Baçi ka thënë se e ka parë shumë qartë që ishte armë zjarri ajo që ...
Politike
17 Tetor 2024, 14:58
I.A
Pamjet
TIRANË-Një situatë e paprecedent ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së opozitës para Kuvendit. Teksa p...
Politike
17 Tetor 2024, 14:34
ZH.LL
Andrea Mano
TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë,...