Sport

Dënohet me 2 vite burg në Gjermani, për shkak të trazirave në “Euro 2024”!

Gjykata e Shkallës së Parë të Mynihut dënoi këtë të enjte me dy vjet burg një tifoz, i cili mori pjesë në trazirat para ndeshjes së Euro 2024 mes Serbisë dhe Danimarkës.

17 Tetor 2024, 19:30 Nga DOSJA
Dënohet me 2 vite burg në Gjermani, për shkak të trazirave

GJERMANI - Gjykata e Shkallës së Parë të Mynihut dënoi këtë të enjte me dy vjet burg një tifoz, i cili mori pjesë në trazirat para ndeshjes së futbollit të Eurokupës midis Serbisë dhe Danimarkës, tha autoriteti gjyqësor gjerman për EFE.

Dënimi ndaj tifozit, i cili sipas kronikës vendase është 25 vjeç dhe ka hedhur një tavolinë dhe disa shishe qelqi ndaj oficerëve të policisë gjatë trazirave, është një "dënim me kusht" sipas gjykatës së Mynihut.

“Si pjesë e dënimit me kusht, shkelësi është urdhëruar të dhurojë 1000 euro për një bamirësi dhe është lëshuar ndalimi i hyrjes në stadiume”,- shtuan autoritetet gjyqësore.

Trazirat në të cilat mori pjesë i dënuari, i paraprinë përballjes që përfundoi në barazim pa gola mes Serbisë dhe Danimarkës në Allianz Arena të Mynihut, në një duel në Grupin C të Kampionatit Evropian të Futbollit, që u karakterizua nga pamjet e lëna nga përplasjet e tifozët dhe oficerët e policisë në Marienplatz në kryeqytetin bavarez. Disa oficerë u plagosën lehtë, sipas mediave lokale.

Euro 2024 u organizua verën e kaluar nga Gjermania dhe Spanja u bë kampione për herë të tretë në histori dhe u bë skuadra më e suksesshme në turneun kontinental.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll