Sport

Propozimi befasues i Gerard Piqué, për kalendarët e mbingarkuar të ndeshjeve…

Gerard Pique, ish-lojtari i Barçës, i cili tashmë ka marrë rolin e organizatorit të ngjarjeve, preku temën e kalendarëve të mbingarkuar.

17 Tetor 2024, 18:09 Nga DOSJA
Propozimi befasues i Gerard Piqué, për kalendarët e mbingarkuar

ANGLI - Në mes të polemikave për kalendarët e mbingarkuar, veçanërisht ardhjen e Kupës së Botës të Klubeve të diskutueshme, Gerard Pique e ka prekur temën e përfolur orët e fundit.

Ish-lojtari i Barçës, kritik për këtë temë, sulmon UEFA-n dhe FIFA-n për kërkimin e tyre për fitime me kompeticionet e reja, si Nations League apo dhe Kupa e Botës për Klube.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Javës së Liderëve në Londër, Pique shprehu solidaritetin e tij me lojtarët aktualë, që ankohen për mbingarkimin e ndeshjeve dhe rrezikun e dëmtimeve.

“Ka shumë ndeshje dhe tani ne shohim se lojtarët po thërrasin: 'Po dëmtohemi'. Ka ndeshje çdo tre ditë dhe ne nuk kemi kohë për të pushuar në verë”,- thekson Pique. Sipas tij, shpeshtësia e ndeshjeve, e kombinuar me mungesën e pushimit, i lodh lojtarët.

Kampionati me 16 ekipe?

Për të lehtësuar këtë barrë, Gerard Pique propozon uljen e numrit të skuadrave në kampionatet kombëtare, duke sugjeruar një format prej 16 ekipesh në vend të 20 aktual. Mendoj se duhet të reduktohet numri i ndeshjeve.

Ne duhet t'i mbledhim të gjitha ligat dhe t'u themi se në vend të 20 skuadrave, garat duhet të zhvillohen me vetëm 16 klube,” beson Pique, duke gjykuar se është e preferueshme të luhen më pak ndeshje, por me cilësi më të mirë, duke ofruar kështu një përvojë më ekskluzive për tifozët dhe një kalendar më të menaxhueshëm për lojtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll