Sport

Joan Gaspart akuzon: "Real Madridi ka pasur me qindra 'Negreira' në historinë e tij"

Ish-presidenti katalanas siguron se klubi i bardhë përpiqet ta shfrytëzojë këtë polemikë…

17 Tetor 2024, 18:49 Nga DOSJA
Joan Gaspart akuzon: "Real Madridi ka pasur me qindra 'Negreira'

SPANJE - Joan Gaspart qëlloi një plumb, si zakonisht për të, kur vlerësoi lëvizjet e Real Madridit në rastin Negreira.

Ish-presidenti i culé, në fakt, e akuzoi subjektin e bardhë se kishte pasur marrëdhënie me institucionin e arbitrazhit dhe se po përfitonte nga ky hetim. 

"Ata nuk kanë vetëm një Negreira, ata kanë pasur me qindra Negreira në historinë e tyre. Prandaj, është shumë mirë për ta, që kjo çështje Negreira, të mos mbarojë dhe të zgjasë me vite, kur e dinë se është gënjeshtër dhe se gjithçka është është e rreme.

Barça nuk ka blerë dhe në jetën e saj asnjëherë nuk ka ndikuar ndonjë arbitër...”- siguroi Gaspart në një deklaratë për Jijantes. 

Madje, ish-presidenti bëri shaka për rastin: “Më duhej të largohesha nga Barça,sepse nuk po fitoja asnjë ndeshje dhe anëtarët më kërkuan të largohesha. Ju mendoni se nëse unë, duke e ditur se duke blerë arbitra mund të fitoja... mund të isha ende president”, vazhdoi ish-udhëheqësi i culé. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll