Politike

Tensionet në Kuvend, PD: Kallëzim penal në SPAK për Spiropalin, Hoxhën, Prodën dhe Vocajn

Pas përplasjeve dhe tensioneve të forta që u krijuan sot gjatë seancës parlamentare por edhe në protestën përpara Bashkisë, PD pretendon se se janë kanosur nga disa punonjës me armë zjarri.  

17 Tetor 2024, 13:05 Nga I.A

Tensionet në Kuvend, PD: Kallëzim penal në SPAK për

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka noftuar ditën e sotme se do të kallzojë në Prokurorinë e Posaçme Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin, Ervin Hoxhën Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe disa punonjës të paidentifikuar policie. Pas përplasjeve dhe tensioneve të forta që u krijuan sot gjatë seancës parlamentare por edhe në protestën përpara Bashkisë, PD pretendon se se janë kanosur nga disa punonjës me armë zjarri.  

“U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, ka pretenduar PD në kallëzim.

Teksa nuk dihen ende nëse ka emra të tjerë, pritet që të zbardhen më shumë detaje.

elisa spiropali ervin hoxha pd spak

Sondazh

Poll