Aktualitet

Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 mln lekë, Gjykata e Durrësit lë në burg 4 biznesmenë ndërtimi në Fushë Krujë

Ndërkohë, masat mbetën të pandryshuara dhe për tre shtetasit e tjerë të përfshirë në çështje, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi.”

17 Tetor 2024, 14:16 Nga ZH.LL
Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 mln lekë, Gjykata e
Gjykata e Durrësit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Indrit Allamanin, 48 vjeç, i akuzuar për mashtrim me TVSH. Ndërkohë, masat mbetën të pandryshuara dhe për tre shtetasit e tjerë të përfshirë në çështje, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi.” Vendimi u mor pas seancës gjyqësore të mbajtur për verifikimin e masave shtrënguese të caktuara me vendimin penal të datës 13 tetor. 

Gjyqtari Paulin Çera konfirmoi se masat e sigurimit për të gjithë të akuzuarit do të mbeten në fuqi, pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për lehtësim të tyre. Bëhet e ditur se përveç Allamanit, i cili është arrestuar, në kërkim janë dhe tre të dyshuari të tjerë: Indrit Visha, 35 vjeç, Redion Sefa, 22 vjeç, dhe Lovjano Topi, 19 vjeç, të cilët janë përfshirë në një skemë mashtrimi që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 127 milionë lekësh.

Gjykata miratoi gjthashtu kërkesën e prokurorisë për masat e sigurimit, duke caktuar “arrest në shtëpi” për Albana Pajën dhe “detyrim paraqitjeje” për Brikena Çelën dhe Aldo Myftarin, të akuzuar për moskallëzim krimi.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar manipulimin e deklaratave për TVSH, përmes përdorimit të faturave të rreme dhe transaksioneve fiktive. Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër-arreste për katër biznesmenët që dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

gjykata durres mashtrim me tvsh prokuroria durres

Sondazh

Poll