Aktualitet

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA zhvillon vizitë në SPAK, takime me drejtuesit

Vizita e saj përkon me përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. 

17 Tetor 2024, 13:36 Nga ZH.LL
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA zhvillon vizitë
Vizita

TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar mesditën e së enjtes një vizitë në SPAK për të zhvilluar takime me drejtuesit e këtij institucioni, megjithëse detajet konkrete të bisedimeve nuk janë bërë ende të ditura. Vizita e saj përkon me përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. 

Ambasada Amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm në reformat në drejtësi dhe SPAK konsiderohet si një institucion kyç në zbatimin e këtyre reformave. SHBA në çdo takim me institucione të ndryshme ka mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

nancy vanhorn ambasada e shba ne tirane spak

Sondazh

Poll