Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën/ Flasin të afërmit e 70-vjeçarit: Do dalë e vërteta, ai nuk i bën kurrë këto gjëra

Ndërkohë 11-vjeçarja, ka deklaruar se ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. 

17 Tetor 2024, 13:32 Nga E. D
Ngacmoi seksualisht të miturën/ Flasin të afërmit e
Myfit Skënderi

MALIQ- Të afërmit e 70-vjeçarit i cili ngacmoi seksualisht të miturën kanë reaguar në lidhje me ngjarjen. Siç raportohet Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar 11 vjeçaren pasditen e djeshme në dyqanin e tij në një fshat të thellë të Maliqit. Ndërkohë 11-vjeçarja, ka deklaruar se ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. 

Gjithashtu vëllai i 70-vjeçarit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe është njoftuar kur policia ka shkuar në banesë. Më tej ai thotë se vajza është nga i njëjti fshat, por në lagje tjetër. Po ashtu ai shprehet i bindur se ajo për të cilën vajza akuzon nuk mund të jetë e vërtetë. Ndërkohë  kryeplaku i fshatit dhe një banor i zonës thotë se ai njihet për njeri shumë të mirë dhe nuk i ka dalë një fjalë, aty hynë gra, hynë vajza

Myfit Skënderi, vëllai i autorit tha: “Deri tani s’kam marrë vesh asgjë fare, që dje që erdhi policia thanë që ka ndodhur një mosmarrëveshje nga ora 4. Vëllai jetonte vetëm. Punonte tek dyqani këtu. Kemi qenë fshatarë dhe e kemi edhe si në fisin tonë babain e vajzës. Unë s’rrija këtu në dyqan. Vëllai për mua është shumë i mirë, s’bën vaki, pyesni të tjerët në fshat. Jo, s’ka patur asnjëherë raste të tilla, ju pyesni në fshat. Ka qenë agronom, mësues, nuk ka dalë asnjëherë ndonjë llaf kështu.”

Alfred Skënderi, kryeplaku i fshatit u shpreh: “Ai njihet për njeri shumë të mirë me 1 mijë përqind nuk e ka bërë këtë pune. Ne nuk dimë gjë, pa folur drejtësia s’mund të flasim në. Ka qenë shumë korrekt, ka shërbyer do me thënë ne nuk na i merr mendja të ketë ndodhur kjo ngjarje. Ndoshta prindërit mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh. S’ka mundësi, se ai në fakt jep veresie për gjithë fshatin. Nuk hyrje dalje familjet mes tyre, ajo është në maj te fshatit. Iqmeti është beqar jetonte i vetëm, nuk merrej me këto pune.”

Bezat Muçollari, banor i zonës tha: “Ne e njohim prej kohësh, unë banoj në Tirane, ai ka 30 vjet që tregton në atë dyqan, nuk i ka dalë një fjalë. Aty hynë gra, hynë vajza. Ky 70-vjeç sot, mua nuk ma pret mendja. Unë e njoh mire dhe nuk e kam as fis. Ato të tjerat t’i shohë drejtësia. Opinioni për atë burrë ka qenë i mire. Por policia të marri dhe palën tjetër se i ka 100 mijë lekë borxh.”

myfit skënderi iqmet skënderi

Sondazh

Poll