Aktualitet

Vrau bashkëmoshatarin me thikë në Shkodër, Gjykata vendos masën 'Arrest me burg' për Klodian Kolbuçin

 Gjithashtu seanca është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës ndodheshin familjarët Kolbuçit.

17 Tetor 2024, 13:03 Nga E. D
Vrau bashkëmoshatarin me thikë në Shkodër, Gjykata vendos
fotot ilustruese

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar arrest me burg për 15-vjeçarin Klodian Kolbuçi i cili vrau me thikë bashkëmoshatarine tij Emiljano Gjoni. Gjithashtu seanca është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës ndodheshin familjarët Kolbuçit.

Ndërsa vetë ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por nuk ka folur para gjykatës. Po ashtu Prokurori Ndricim Halili ka kërkuar masën me burg, teksa avokati i tij ka kërkuar që të merret masa e cila gjykon interesin më të larte në shërbim të të miturit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Shkodër ku dy të miturit janë konfliktuar më njëri- tjetrin për motive të dobëta. Por viktima mbeti i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë në ambjentet e spitalit. Klodian Kolbuçaj është arrestuar nga policia pas disa orëve arrati. Në vendngjarje policia ka gjetur e sekuestruar dhe një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.

klodian kolbuçi emiljano gjoni

Sondazh

Poll