Aktualitet

U vetëdorëzua pasi dhunuan Klea Prengën/ Sot seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Berisha, pamjet e Antonelës në Gjykatën e Tiranës (VIDEO)

Siç shihet edhe në video Antonela Berisha ndodhet në hollin e gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës. 

17 Tetor 2024, 14:07 Nga E. D
U vetëdorëzua pasi dhunuan Klea Prengën/ Sot seancë
Antonela Berisha

TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha. Gjithashtu seanca ndaj dy motrave mbahet për rivlerësimin e masës së sigurisë. Siç shihet edhe në video Antonela Berisha ndodhet në hollin e gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës. 

 

Pas më shumë se dy muaj në kërkim Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e kaluar.  Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj është caktuar “arrest me burg”.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.

 

antonela berisha marinela berisha

Sondazh

Poll