Aktualitet

28-vjeçari mbërrin në spital i plagosur me armë zjarri në Shkodër, vëllai: U vetëplagos

Paraprakisht, sipas dëshmisë së vëllait të tij, dyshohet se i riu, është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu pushkë teksa ndodheshin në mal.

17 Tetor 2024, 12:57 Nga ZH.LL
28-vjeçari mbërrin në spital i plagosur me armë zjarri
Spitali i Shkodres

SHKODËR- Një 28-vjeçar është paraqitur ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri në këmbë. Paraprakisht, sipas dëshmisë së vëllait të tij, dyshohet se i riu, është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu pushkë teksa ndodheshin në mal.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes referuar hetimeve në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore një 28 vjeçar, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë. Në bazë të deklarimeve të vëllait të 28 vjecarit, paraprakisht dyshohet se ai është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

shkoder malesi e madhe

Sondazh

Poll