Aktualitet

Goditi me pëllëmbë një nxënës, procedohet mësuesja në Gjirokastër

Mësohet se 55-vjeçarja me inciale M.M është mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

17 Tetor 2024, 12:29 Nga E. D
Goditi me pëllëmbë një nxënës, procedohet
fotot ilustruese

GJIROKASTËR- Një mësuese është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës. Mësohet se 55-vjeçarja me inciale M.M është mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë: 

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

policia e gjirokastres mesuesja

Sondazh

Poll