Aktualitet

EMRI/ Akuzohet nga Gjykata e Firences si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, arrestohet 41-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi drejt Italisë

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 20”, ndërsa bëhet me dije se vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për ta ekstraduar në Itali.

17 Tetor 2024, 09:07 Nga M.B
EMRI/ Akuzohet nga Gjykata e Firences si pjesë e një grupi të
Arrestimi

LAÇ- 41-vjeçari Armando Mera është arrestuar në Laç pasi ishte në kërkim ndërkombëtar sepse akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë. Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 20”, ndërsa bëhet me dije se vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për ta ekstraduar në Itali.

Gjithashtu sipas njoftimit, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

lac

Sondazh

Poll