Aktualitet

Një ditë më parë aksidentoi për vdekje nipin 2-vjeçar në oborrin e banesës, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Familjarët nuk e dinin që vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit, çka shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë.

17 Tetor 2024, 09:28 Nga M.B
Një ditë më parë aksidentoi për vdekje nipin
Foto ilustruese

TIRANA- Një 62-vjeçar, banues në Valias, është arrestuar në Tiranë pasi vetëm një ditë më parë aksidentoi nipin, vetëm 2-vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Familjarët nuk e dinin që vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit, çka shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

“Është arrestuar shtetasi P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mbrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

tirana

Sondazh

Poll