16 Tetor 2024, 20:53
Nga r.ll
foto ilustruese
ITALI - Katër janë emigrantët e ardhur sot në Shëngjin që do të kthehen drejt Italisë sërish, pasi dy janë 16-vjeçarë nga Bangladeshi, dy janë të rritur në një gjendje të cënueshmërisë ekstreme. Lajmin për numrin e shtuar të emigrantëve që do të kthehen e ka dhënë media italiane, "La Repubblica", pasi më herët u raportuan largimi vetëm i dy minorenëve. Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar.
"Ndërsa ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, mbrojti në Kuvend “modelin e Shqipërisë”, 4 nga 16 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin, duhet të kthehen shpejt në Itali nga qendra e Shëngjinit. Ministria e Brendshme konfirmoi transferimin në vazhdim të dy fëmijëve, por burime nga Shëngjini konfirmuan praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali.", shkruhet në artikullin italian.
Dy djemtë e parë me sa duket u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.
“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi i në det është i paligjshëm dhe cënon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, shkruan kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.
Mekanizmi i vendosur, shprehet Angelo Bonelli i të Gjelbërve, nuk është vetëm një makinë shpërdoruese parash, por tashmë ka të meta të dukshme.
“Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy djemtë, si mund të ndodhë kur ka qindra emigrantë”, tha ai.
Për sekretarin e +Europa Riccardo Magi “prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë.”
“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t’i shpëtuar detyrimit për t’i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cënuarve”, shkruan SeaWatch në X.
Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.
emigrantet ne shengjin la repubblica
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime se po paguhen para për të rrëzuar përgjimet e Sky EncroChat si...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:06
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen si autoret e dhunimit të 24-vjeçares, Klea Pre...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:51
E. D
fotot ilustruese
BELGJIKË- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 40 muaj burg për shpërndarje droge. Mësohe...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:45
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Janë dorëzuar në polici Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan brutalisht në n...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:08
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, për ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për 11 të pandehurit që akuzohen për trafik t&eum...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 18:59
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një armë zjar...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:03
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 18:51
r.ll
skerdi faria
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së botoks...