Aktualitet

Procesi i vetting-ut/ "Blindohet Altin Dumani", gazetarja: Ja si forcohen pozitat e kreut të SPAK

Lidhur me këtë ajo tha se me 31 dhjetor do të ketë sfida të reja. Kjo sepse atë ditë 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati.

16 Tetor 2024, 22:34 Nga r.ll
Procesi i vetting-ut/ "Blindohet Altin Dumani", gazetarja: Ja si
anila hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka folur për procesin e vettingut në drejtësi. Lidhur me këtë ajo tha se me 31 dhjetor do të ketë sfida të reja. Kjo sepse atë ditë 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati.

Ajo u ndal te figura e kreut të SPAK, ku dha detaje se si forcohen pozitat e Altin Dumanit. Ky i fundit, tha Hoxha në Top Channel, do të mbikëqyrë edhe procesin e vettingut.

“Disa prej këtyre gjyqtarëve që janë konfirmuar nga Shkalla e Parë janë apeluar me sugjerimin e vëzhguesve. Ka një shifër të lartë që ka sjellë ndërprerjen e procesit të vettingut. E dimë që janë mbetur 7 gjyqtar në shkallën e parë. Më 31 dhjetor do kemi sfida e tjera për procesin e vettingut. Një pjesë e këshilltarëve juridikë të përfundon gati gati në thonjëza atë që dikur quhej shkolla e plepave. Dihet që në 31 dhjetor 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati. Ata do jenë në pritje se ku do të shkojnë. Dumani vazhdon dhe forcohet pozita e  tij, ai do të mbikëqyrë procesin e vettingut, pasi do të marrë detyrën, kompetencën komisionerëve publikë. Dumani e ka konsideruar si një punë të tepërt.", tha ajo.

anila hoxha altin dumani

Sondazh

Poll