Politike

VIDEO/ Zjarrfikëse, furgon policie dhe gardh metalik brenda oborrit të Kuvendit, nga se "kërcënohet" godina e ligjvënësve?

Nuk dihet ende se çfarë skenari ka menduar opozita për ditën e sotme, por grupi parlamentar i saj ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu që nisi pak më herët.

17 Tetor 2024, 08:58 Nga M.B
VIDEO/ Zjarrfikëse, furgon policie dhe gardh metalik brenda oborrit të
Zjarrfikëse pranë Kuvendit

TIRANA- Masa të larta sigurie janë parë të ndërmerren për mbarëvajtjen e seancës së sotme plenare në Kuvend ku konkretisht në oborrin e Parlamentit janë parë të mbërrijnë automjete zjarrfikëse, furgonë policie si dhe është vendosur një gardh metalik. 


Këto masa vijnë pas tensioneve në seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.


Nuk dihet ende se çfarë skenari ka menduar opozita për ditën e sotme, por grupi parlamentar i saj ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu që nisi pak më herët.

kuvendi

Sondazh

Poll