Politike

VIDEO/ Vendosja e gardhit metalik para Kuvendit, Bardhi: Parlamenti nuk është burg dhe as qeli

Teksa ka postuar një video, Bardhi shkruan  se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

17 Tetor 2024, 08:30 Nga M.B
VIDEO/ Vendosja e gardhit metalik para Kuvendit, Bardhi: Parlamenti nuk
Kuvendi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një prej deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi në radhët e opozitës pas revoltës së 30 shtatorit, ka reaguar në rrjetet sociale pas informacioneve se hyrja e Parlamentit është bllokuar nga një gardh metalik.

Teksa ka postuar një video, Bardhi shkruan se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Ai shton se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.

POSTIMI I BARDHIT:

Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!

kuvendi

Sondazh

Poll

Politike 16 Tetor 2024, 21:07 E. D

Rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehaj

Agron Shehaj TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ball...